Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan në takimin e tij me kryeministrin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG) Masrour Barzani, deklaroi se ka nevojë për zbatimin e projekteve që do të rrisin stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, veçanërisht “Rruga e Zhvillimit”, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes bëri një deklaratë pas takimeve ndërmjet delegacioneve dhe takimit kokë më kokë mes liderëve Erdoğan dhe Barzani në Kompleksin Presidencial.
Sipas deklaratës, në takim u diskutua për marrëdhëniet me KRG-në dhe çështjet rajonale.
Presidenti Erdoğan u shpreh se nën dritën e zhvillimeve në Siri, Türkiye i kushton rëndësi ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Irak, se tregon përpjekje që zhvillimet në Siri të mos shkaktojnë destabilitete të reja në rajon dhe se në të ardhmen e Sirisë së re nuk ka vend për organizata terroriste dhe elementë të lidhura me to.
Erdoğan vuri në dukje se ka nevojë për zbatimin e projekteve që do të rrisin stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, veçanërisht “Rruga e Zhvillimit”.