Presidenti Erdoğan pret në takim delegacionin e Hamasit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Shura të Hamasit, Mohammad Darwish dhe delegacionin e grupit palestinez, transmeton Anadolu.

“Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në Kompleksin Presidencial priti kryetarin e Këshillit të Shura të Hamasit, Muhammed Darwish dhe delegacionin e Hamasit”, njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Presidencës.

Të pranishëm në pritje ishin edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kreu i inteligjencës turke (MIT), Ibrahim Kalın, kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç dhe shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Doğan.