Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan përfundon vizitën në Serbi

Presidenti Erdoğan përfundon vizitën në Serbi

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i dha fund vizitës së tij në Serbi, pasi u përcoll nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, raporton Anadolu.

Më herët gjatë ditës, Erdoğan u prit me nderimet më të larta shtetërore para Pallatit të Serbisë në Beograd nga Vuçiq dhe delegacioni i tij dhe më pas filloi takimi mes dy liderëve. Erdoğan mori pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqisë dhe Serbisë, pas së cilës zyrtarët e dy vendeve nënshkruan marrëveshje të shumta për bashkëpunim.

Exit mobile version