Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan foli për parimin e besimit, duke theksuar se shenja e vëllazërisë është kur ti i vjen në ndihmë pa të thirrur.
Erdogan nga Laçi u shpreh se Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë në dy periudhat më të vështira, tërmetit dhe pandemisë. Kreu i Shtetit turk deklaroi se kur të gjithë shtetet e fuqishme mbyllën dyert gjatë pandemisë së koronavirusit, Turqia ndërtoi për 60 ditë spitalin e miqësisë në Fier.
“Ajo që dua të theksoj është parimi i besimit, shenja e vëllazërisë nuk është kur ti të vish kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ka nevojë. Ne do të vazhdojmë tash e tutje t’ju qëndrojmë pranë.
Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi.
Të jesh më vëllain në kohë të mira dhe të vështira është një nga këto vlera që përmenda.
Gjatë pandemisë dhe gjatë situatës së ngushtë të gjithë shtetet e fuqishme u kyçën përbrenda, duke mbyllur sytë e tyre, Ne nuk bëmë ashtu, dolëm jashtë kufijve për ti qëndruar pranë me çdo mundësi që kishim ne.
Duke besuar në bekimet dhe mirësinë e ndarjes me të tjerët, dhe fuqisë së solidaritet ne ndihmuam miqtë tanë në luftën kundër pandemisë dhe ndamë me ta çdo mundësi që kishim.
Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë kemi spitalin e miqësisë Shqipëri Turqi, spitalin i fierit, i cili është ndërtuar brenda 60 ditëve.
Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes, e quajtëm spitali i miqësisë Shqipëri-Turqi për të pasqyruar lidhjet e popujve tanë
Në këtë spital tashmë janë ekipet e mjekëve turq dhe shqiptarë që punojnë për ti shërbyer qytetarëve.”, tha Erdogan.