Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan mori pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit...

Presidenti Erdoğan mori pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq kryesuan takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi, raporton Anadolu.

Pas takimit dypalësh në Pallatin Presidencial në Beograd, presidenti Erdoğan dhe homologu i tij serb Vuçiq morën pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Rinisë dhe Sporteve Osman Aşkın Bak, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun, Kryekëshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çağatay Kılıç, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Görgün dhe presidenti i Këshillit të Arsimit të Lartë Erol Özvar.

Pas takimit, të dy liderët morën pjesë në ceremoninë ku u nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Serbisë.

Exit mobile version