Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan më 5 gusht viziton Rusinë

Presidenti Erdoğan më 5 gusht viziton Rusinë

Vizita vjen disa ditë pasi Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës pas muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë qytetin bregdetar rus Soçi për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca turke njoftoi se vizita do të zhvillohet më 5 gusht, por nuk dha detaje të tjera në lidhje me vizitën.

Vizita vjen disa ditë pasi Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës pas muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Eksportet do të rifillojnë së shpejti, të koordinuara nga një qendër e përbashkët në metropolin turk Istanbul.

Të mërkurën e kaluar, Erdoğan dhe Putin u takuan gjatë një takimi trepalësh me homologun e tyre iranian, Ebrahim Raisi, në kryeqytetin Teheran të Iranit. Presidentët u mblodhën për samitin e shtatë në formatin e Astanës për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, luftën kundër grupeve terroriste që përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale, veçanërisht YPG/PKK dhe DEASH, si dhe situatën humanitare dhe kthimi vullnetar të sirianëve. /aa

Exit mobile version