Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do qq0të vizitojë Iranin më 19 korrik, njoftuan sot nga Presidenca e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian vizitoi Ankaranë më 27 qershor. Gjatë vizitës ai u takua me presidentin Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
“Ne ishim kundër sanksioneve të njëanshme kundër Iranit dhe nuk i miratojmë këto sanksione”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media me Amir-Abdollahian.
Ministri iranian Amir-Abdollahian tha se ka diskutuar me presidentin turk për formimin e një organi strategjik të nivelit të lartë të dy vendeve që do të mbikëqyrë zbatimin e paktit për bashkëpunim afatgjatë.