Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti të shtunën në Berlin për të parë ndeshjen çerekfinale të EURO 2024 ndërmjet Turqisë dhe Holandës.
Erdogan u prit në aeroportin e Berlinit nga Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Turqisë, Osman Askin Bak, i dërguari i Turqisë në Berlin, Ahmet Basar Sen, dhe zyrtarë të tjerë.
Ndeshja do të fillojë në stadiumin olimpik të Berlinit, në orën 21:00, dhe skuadra fituese do të kalojë në gjysmëfinale të turneut të organizuar nga Gjermania.
Lideri turk shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdogan, kryekëshilltari i tij Akif Cagatay Kilic dhe zëvendësdrejtori i Komunikimit Cagatay Ozdemir.
Turqia rezervoi vendin e saj në çerekfinale pasi mundi Austrinë 2-1 në fillim të kësaj jave.