Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan mbërrin në qytetin rus Kazan për të marrë pjesë në...

Presidenti Erdoğan mbërrin në qytetin rus Kazan për të marrë pjesë në Samitin e BRICS-it

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në qytetin rus Kazan për të marrë pjesë në Samitin e 16-të të grupit BRICS, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Presidenti turk u prit nga zyrtarë të nivelit të lartë të vendit dhe ambasadori turk në Moskë, Tanju Bilgiç.

Samiti 3-ditor vazhdon deri nesër. Blloku përfshin anëtarët e kamotshëm, Brazilin Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, së bashku me anëtarët e ri, Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët, presidenti Erdoğan tha se Turqia”sinqerisht” dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin e saj me grupin BRICS.

Exit mobile version