Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se deri në fund të muajit qershor do të hidhet themeli i Kanalit të Stambollit.
Kulla Çamlica në Stamboll, e cila është struktura më e lartë në Evropë, u vu në shërbim me pjesëmarrjen e Presidentit Erdogan.
Në fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan uroi që Kulla Çamlica, e cila do t’i shërbejë televizioneve dhe radiove, organizatave mediatike dhe operatorëve të komunikimit, të jetë e dobishme për Turqinë dhe Stambollin.
Duke deklaruar se ata kanë realizuar me sukses këtë projekt që do të përbëjë një shembull jo vetëm në Turqi, por për të gjithë botën, Erdogan tha se ndotja vizuale ka përfunduar falë kësaj kullë, e cila ka kaluar në një model të vetëm të objektit të transmetuesit në aktivitetet e komunikimit dhe transmetimit.
Kreu i qeverisë turke deklaroi se ata planifikojnë të zgjerojnë të njëjtin model në të gjithë vendin ku ka kushtet e përshtatshme, në mënyrë që ata të parandalojnë edhe ndotjen e mjedisit dhe të rrisin cilësinë e shërbimit.
Duke deklaruar se kjo kullë, e cila ka një lartësi prej 587 metra nga niveli i detit në një pamje që dominon mbi Bosforin dhe është gjithashtu struktura më e lartë në Stamboll, Erdogan tha se komplekset shoqërore brenda kullës do të kontribuojnë gjithashtu në turizmin turk.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha një sihariq.
Ai bëri të ditur se deri në fund të muajit qershor do të hidhet themeli i Kanalit të Stambollit.
“Ky projekt që do të fitohet për Stambollin, do të risë shumëfish edhe strategjinë gjeografike, edhe bukurinë e këtij qyteti”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt