Presidenti Erdoğan “fuqishëm” dënon komentet raciste në ndeshjen PSG-Başakşehir

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, “fuqishëm” ka dënuar komentet raciste nga zyrtari i katërt kundër ndihmës menaxherit të klubit turk Başakşehir, Pierre Webo, gjatë ndeshjes me klubin francez Paris Saint-Germain (PSG) në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin në llogarinë e tij në twitter, Erdoğan shtoi edhe etiketimin “Jo racizmit”.

“Dënoj fuqishëm fjalët e motivuara nga racizmi drejtuar anëtarit të stafit teknik të përfaqësuesit tonë të Başakşehir-it, Pierre Webo. Besoj se do të ndërmerren hapat e nevojshme nga UEFA. Ne pa kushte kundërshtojmë racizmin dhe diskriminimin në sport dhe në të gjitha sferat e jetës”, shkroi Erdoğan.

– Ndërpritet ndeshja PSG-Başakşehir për shkak të “komenteve raciste”

Në minutën e 17-të të ndeshjes në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, ndihmës menaxheri i klubit Başakşehir, Pierre Webo, i cili është nga Kameruni, debatoi me arbitrin e ndeshjes për një pozicion, por zyrtari i katërt e paralajmëroi arbitrin për ta përjashtuar Webo-n.

Webo pretendoi se ai u përball me një koment racist nga zyrtari i katërt.

Më pas, klubi turk u tërhoq nga fusha dhe shkoi në dhomën e zhveshjes për të protestuar zyrtarin.