Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij somalez, Hasan Sheikh Mohamud, kanë diskutuar lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Siç njofton Drejtoria Turke e Komunikimeve, gjatë takimit të zhvilluar në kompleksin presidencial në Ankara, presidenti Erdoğan tha se Ankaraja i jep rëndësi paqes, sigurisë dhe integritetit territorial të Somalisë dhe se mbështetja e Türkiyes do të vazhdojë pandërprerë në procesin e vendosjes së paqes dhe stabilitetit të përhershëm me Etiopinë.
Presidenti Erdoğan tha se bashkëpunimi me Somalinë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë të rritet dhe se Türkiye ka qëndruar gjithmonë pranë popullit somalez kundër terrorizmit.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Türkiyes dhe Somalisë në fushat e ekonomisë, tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes.