Presidenti Erdoğan dënon sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar sulmin në një treg krishtlindjesh në qytetin gjerman Magdeburg që vrau të paktën katër persona dhe plagosi rreth 200 të tjerë, transmeton Anadolu.

“Dënoj fuqishëm sulmin e neveritshëm në Magdeburg, Gjermani, mbrëmjen e kaluar”, shkroi presidenti Erdoğan në rrjetin social X.

Presidenti turk përcolli ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në sulm dhe për “popullin dhe qeverinë miqësore të Gjermanisë”.

Ai gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Mediat lokale gjermane raportuan se numri i të vdekurve nga sulmi vdekjeprurës pasi një automjet përplasi një turmë njerëzish në një treg krishtlindjesh në Magdeburg është rritur në katër.

Sulmi ndodhi mbrëmë në tregun e frekuentuar të Krishtlindjeve në qendër të qytetit Magdeburg. Videot në mediat sociale treguan një automjet drejt turmës, duke shkaktuar kaos në tubimin festiv.

Autori i sulmit vdekjeprurës u arrestua pas sulmit.

Policia mbajti një prani të madhe të sigurisë në tregun e Krishtlindjeve dhe rrethoi zonën për të siguruar vendin e krimit. Autoritetet lokale kërkuan nga banorët të shmangin zonën, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.