Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud, si dhe me pasardhësin e ri të kurorës mbretërore, princin Muhammed bin Selman, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të marra nga burimet e presidencës, mësohet se presidenti Erdoğan ka përcjellë përgëzimet e tij duke uruar që ndryshimet e kryera në detyrën e trashëgimtarit të principatës në Arabinë Saudite të shërbejnë për qëllime të mira.
Bëhet e ditur se në bisedën telefonike është theksuar vendosmëria për forcimin e mëtejshëm në periudhën e ardhshme të marrëdhënieve Turqi-Arabi Saudite.
Nga presidenca theksojnë se është dakorduar edhe rritja e përpjekjeve për t’i dhënë fund tensionit të përjetuar në rajon me Katarin.
Ndër të tjera mësohet se presidenti Erdoğan ka uruar princin Muhammed bin Selman për detyrën e trashëgimtarit, ndërsa me rastin e Samitit G20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë, bashkëbiseduesit kanë vendosur që të kenë një takim dypalësh.