Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar mbrëmë një bisedë me emirin e Katarait, Tamim bin Hamad al-Thani, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion është konfirmuar nga burime të afërta me zyrën e presidentit të Turqisë, të cilët kanë theksuar se Erdoğan dhe Thani kanë bashkëbiseduar përmes telefonit.
Dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për zhvillimet e fundit në rajon.