Presidenti egjiptian Sisi dhe ai rus Putin bisedojnë për zhvillimet në Libi

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një bisedë telefonike diskutuan për zhvillimet në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Presidenca egjiptiane Sisi telefonoi presidentin rus Putin.

Në bisedën ku u diskutuan zhvillimet në Libi thuhet se Egjipti dhe Rusia ranë dakord për të rritur koordinimin dhe punën reciproke për zgjidhjen e krizës në Libi dhe për luftën kundër organizatave terroriste dhe milicëve të armatosur.

Presidenti egjiptian Sisi tha se do të vazhdojnë punimet për të gjetur zgjidhje ndaj mosmarrëveshjeve mes palëve në Libi.

Duke përmendur marrëdhëniet Egjipt-Rusi, Sisi theksoi se dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me Rusinë në çdo fushë. Ndërsa Putin tha se në periudhën e ardhshme dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe me Egjiptin.

Në takimin e Forumit të Dialogut Politik Libian të udhëhequr nga OKB-ja në nëntor 2020, ishte vendosur që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend të mbaheshin më 24 dhjetor 2021.

Teksa vendi ishte përgatitur për të shkuar në zgjedhje, Komisioni i Lartë Kombëtar i Zgjedhjeve të Libisë rekomandoi që zgjedhjet presidenciale të planifikuara në 24 dhjetor të shtyhen për në datën 24 janar 2022. /aa