Presidenti bullgar: Mbështetja me armë për Ukrainën do të sjellë “më shumë shkatërrim”

Mbështetja me armë për Ukrainën do të sjellë më shumë shkatërrim, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, transmeton Anadolu.

Duke folur në takimin e Procesit Aqaba për Ballkanin III në Sofje, Rudev ka thënë se shumë liderë evropianë e kanë gabim të mendojnë se derdhja e më shumë armëve në Ukrainë do të detyronte paqen përmes forcës.

“Është e qartë se kjo nuk do të ndodhë dhe se do të çojë në më shumë shkatërrime, më shumë viktima, më shumë distancim nga paqja dhe humbje edhe më të madhe të territorit nga Ukraina”, ka deklaruar Radev, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BTA.

Radev ka paralajmëruar se konfliktet rajonale mund të përshkallëzohen me shpejtësi në globale, duke thënë: “Është Ballkani ai që është veçanërisht i ndjeshëm në çështjen e sigurisë, sepse ata i vuajnë drejtpërdrejt pasojat e konflikteve ushtarake rreth rajonit. Konflikte që nxisin trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore, migrimin, radikalizimin dhe terrorizmin”.

Komuniteti ndërkombëtar “duhet të braktisë iluzionin” se paqja dhe siguria mund të sigurohen për disa vende ose rajone në kurriz të të tjerëve, ka thënë ai.