Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti bullgar firmos ligjin që ndalon promovimin e komunitetit LG’BT në shkolla.

Presidenti bullgar firmos ligjin që ndalon promovimin e komunitetit LG’BT në shkolla.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka shndërruar në ligj një amendament që ndalon promovimin e ideve LGBT në shkolla.

Ky ligj, i propozuar nga partia e djathtë Rilindja, kaloi me 159 vota për, 20 kundër dhe dhjetë abstenime.

Ligji ka shkaktuar reagime dhe kritika nga ata të cilët e shohin atë si një sulm ndaj komunitetit LGBT.

Amendamenti u miratua nga ligjvënësit më 7 gusht dhe do të hyjë në fuqi më 16 gusht.

Mbështetësit e këtij amendamenti thanë se ai reflekton frymën e Kushtetutës së Bullgarisë, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe bazohet në vlerat e krishtera ortodokse që mbrojnë shenjtërinë e familjes.

Amendamenti po ashtu u mirëprit nga Kisha Ortodokse Bullgare.

Exit mobile version