Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për incidentin tragjik në Turqi

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për incidentin tragjik në Turqi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një lokacion turistik në provincën turke Bolu, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj thekson se janë thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu.

“Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Begaj.

Sipas autoriteteve turke, është rritur në 66 numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një hotel në lokacionin turistik dimëror Kartalkaya, në provincën Bolu, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Exit mobile version