Presidenti azerbajxhanas viziton tokat e çliruara nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit dhe zonja e parë dje vizituan territoret e çliruara kohët e fundit nga pushtimi armen rreth tredekadësh, njoftoi presidenca e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ilham Aliyev dhe Mehriban Aliyeva, e cila gjithashtu është zëvendëspresidentja e parë e vendit, vizituan rajonet Fuzuli dhe Jabrayil së bashku me qytetet e tyre Fuzuli dhe Jabrayil.

Aliyeva gjithashtu ndau disa videoklipe të shkurtra në faqen e saj në Instagram të presidentit që ngiste makinën në territoret e çliruara, kryesisht afër kufirit me Iranin dhe lumin Aras.

Hikmet Hajiyev, asistenti i presidentit të Azerbajxhanit, gjithashtu ndau pamjet e Aliyevit në Twitter.

“Presidenti Ilham Aliyev dhe Zonja e Parë Mehriban Aliyeva janë në qendër të Jabrayil-it pas çlirimit. Gjithçka u rrafshua me tokë. Madhësia e vandalizmit të Armenisë është përtej çdo imagjinate. Presidenti Ilham Aliyev theksoi se do të fillojnë me rindërtimin e vendit”, tha ai.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, i njohur gjithashtu si Nagorno-Karabak, territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone fqinje.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ndërsa ushtria armene vazhdoi sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur tri marrëveshje të armëpushimit humanitarë për 44 ditë.

Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra të tij nga pushtimi armen në javët e fundit.

Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Turqia e mirëpriti armëpushimin si një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin.