Presidenti amerikan, Donald Trump infektohet me coronavirus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter.

Presidenti amerikan po ashtu ka njoftuar se do të jenë në karantinë dhe do të nisin procesin e shërimit menjëherë.

“Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19. Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë”, ka shkruar Trump në Twitter.