Ballina Autorë Opinione Presidenti amerikan Donald TRUMP- implikimet globale, Lindja e Mesme dhe Ballkani

Presidenti amerikan Donald TRUMP- implikimet globale, Lindja e Mesme dhe Ballkani

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Fitorja e presidentit amerikan Donald TRUMP pritet të ketë implikime të rëndësishme globale, për shkak të ndikimit të Amerikës në politikë, ekonomi dhe sigurinë ndërkombëtare po aq edhe për arsye të vijës së politikës dramatike që përcjell filozofinë e personalitetit të Presidentit Trump.

Për rajone të tilla të tensionuara si Lindja e Mesme dhe Ballkani, ndryshimet në politikën e jashtme të SHBA-së mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin, aleancat diplomatike dhe krizat ekonomike.

1. Lindja e Mesme

Presidentët amerikanë shpeshherë kanë pasur pikëpamje të ndryshme rreth përfshirjes ushtarake në Lindjen e Mesme. Disa raste administrata amerikane ka pretenduar të ruajë apo edhe të rrisin praninë ushtarake të SHBA-së për të kundërshtuar kërcënimet e mundura, për shembull nga Irani, ndërsa zëra të tjerë nga administrata amerikane janë fokusuar në reduktimin e angazhimit ushtarak, për t’i dhënë përparësi diplomacisë ose burimeve ekonomike të vendit.

Palestina dhe Izraeli

Politika presidenciale e Presidentit Trump, mund të jetë më serioze në procesin e paqes dhe të ndikojë në ndaljen e luftës së llahtarshme në Palestinë dhe Liban.
Pritet që administrata e Presidentit Trump të jetë më konkrete në iniciativat për marrëveshje eventuale duke përkrahur negociatat e drejtpërdrejta me udhëheqësit palestinezë dhe izraelit si dhe më gjerë mes Izraelit dhe Libanit.

Ballkani, aleanca e NATO-së dhe garancitë e sigurisë

Ballkani është një rajon ndjeshëm i pasigurt për shkak të historisë së tij komplekse dhe roli i SHBA-së në NATO ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e sigurisë rajonale. Një president që forcon lidhjet me NATO-n mund të qetësojë aleatët ballkanikë, veçanërisht vendet si Kosova, e cila ka tensione dhe “gjendje lufe”me Serbinë. Anasjelltas, një lëvizje drejt një politike të jashtme më pak përkrahëse ndaj aleancës së NATO-së, mund të ngrejë shqetësime për angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj përballë nacionalizmit rajonal në rritje si dhe hegjemonizmit Rus.

Ndikimit rus pas ardhjes së Presidentit Trump

Ballkani është një rajon ku ndikimi rus mbetet si metastazë kancerogjene. Një administratë amerikane e cila kundërshton ambicjet e Rusisë për kontrollë dhe ndikim direkt në Evropë dhe Ballkan, mund të punojë ngusht me vendet europiane dhe të Ballkanit për të luftuar lëvizjet politike, ekonomike dhe ushtarake të mbështetura nga Rusia.
Përndryshe, një qëndrim neglizhent i administrates së ardhëme Amerikane ( për arsye të dinamikës së luftës makabre në Lindjen e Mesme dhe kompromiseve në Ukranikë), mund të hapë hapësirë ​​për rritjen e ndikimit rus dhe me të edhe ndikimit serb në Ballkan, duke shtuar gjasat reale për konflike të reja si dhe rikonfigurim gjeostrategjik të hartave politike, me rrezik potencial për shtetet e Evropës juglindore dhe Ballkanit.

Përgatiti: Dr. Rrahman FERIZI

Exit mobile version