Premierliga: Sezoni 2020/21 fillon më 12 shtator

Sezoni i ri i Premierligës do të fillojë më 12 shtator.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, i interferuar nga Covid-19, Premierliga po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Sipas njoftimit të sotëm nga faqja zyrtare e Premierligës, sezoni 2020/21 do të fillojë më 12 shtator, transmeton lajmi.net.

Datat për skuadrat që marrin pjesë në garat evropiane mbesin akoma në pikëpyetje, mirëpo 12 shtatori do të shënojë hapjen e sezonit.

Skuadrat që garojnë në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Kampionëve luajnë deri më 21 gusht (Liga e Evropës), dhe 23 gusht (Ligën e Kampionëve).