Premierliga mund të rikthehet në qershor

Mediat britanike i kanë zbuluar bisedat në mes të drejtuesve të kampionatit anglez me Qeverinë britanike për rifillimin e garave

Premierliga mund të rikthehet në muajin qershor, shkruan Gazeta Express.

Kampionati anglez, njëjtë si ligat tjera evropiane, është ndërprerë javë më parë për shkak të pandemisë koronavirus.

Rinisja e tij është shtyrë disa herë pasi virusi COVID-19 është duke u zgjeruar në territorin britanik.

Megjithatë, mediumi “Mirror” shkruan se drejtuesit e futbollit anglez i kanë avancuar bisedimet me Qeverinë britanike.

Dhe, në bazë të informatave, flitet se Premierliga mund t’i vazhdojë garat në muajin qershor.

Ideja është që ndeshjet të luhen në stadiume me dyer të mbyllura.