Prej nesër, qytetarëve pa maska e dorëza nuk do t’u ofrohen shërbime në Komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka komunikuar vendimin e ri.

Komuna e Prishtinës prej nesër nuk do të ofrojë asnjë shërbim për qytetarët që nuk janë të pajisur me maska dhe dorëz.

Në një njoftim të bërë nga Komuna e Prishtinës në Facebook, thuhet se kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid29, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës. Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Bashkë mund të tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë! #rriNshpi #Prishtina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.