~Udhëtojnë me kilometra
Kalojnë kontinente
Përqafohen kur takohen
Malli si flakë
Shuhet shpejt
Venitet
~Pranë mungesës
Heshtja e zemrave
Si heshta
~Sahora
Akrepat e shpirtrave
Kthehen kah ekranet
~Në prani të mungesës
Njerëzit kthehen në hije
Mumije
~Me sy zgurdulluar
Në ekrane mobile
Duke shëtitur veten
Si anije kozmike
~ Ku mbeti ajo mungesë
Ai përmallim
As sytë
Nuk i’a lëshojnë njëri-tjetrit
~Edhe kur flasin
Pa ndjenja
Pa emocion
Pa vënë re
Edhe nëse flasin
~Vjen koha
E shkon koha
Të “përmalluar”
~Përshëndeten
Që të “shihen përsëri”
Diku, në ndonjë dritare kozmike
~Njeriu pyet veten
Pa përgjigje
Ku ka shkuar njeriu
Sikur kometë
Udhëton, valëve kuantike
~E pyet përseri Njeriu
Kur do të “kthehet”
Të “jetojë” në Tokë
~Të mbjellë pemën e zemrës
Në truallin human…
Rrahman FERIZI
Dhjetor, 2024