Praktika e Pejgamberit a.s – Gjykimi apo udhëzimi i njerëzve në Islam?!

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Shejh Muhammed Mutevel-li esh-Sharavi, Allahu e mëshiroftë, transmeton rastin e tij me një djalosh ekstremist:

– Polemizoja me një djalosh i cili përfaqësonte qëndrime ekstreme, dhe e pyeta:

– A thua shkatërrimi i klubit të natës me eksploziv në një vend musliman është hallall apo haram?

Ai u përgjigj: – Gjithsesi hallall dhe vrasja e tyre është e lejuar.

– Sikur t’i mbysje derisa ata po bënin mëkat, ku do të përfundonin?

– Në xhehennem, padyshim! – u përgjigj ai.

– Ku dëshiron shejtani t’i dërgojë?

– Në xhehennem! – tha ai.

– Atëherë, ju dhe shejtani keni qëllim të njëjtë, t’i fusni njerëzit në xhehennem. Pastaj ia përmenda hadithin në të cilin përmendet sesi Pejgamberi s.a.v.s. qajti kur pranë tij kaloi xhenazeja e një jehudiu. Sahabët e pyetën: “Përse qan, i Dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj: “Një shpirt njeriu më iku në zjarr.”

Pastaj i thashë: – Ja, shiko dallimin në mes jush dhe Pejgamberit s.a.v.s. i cili është përpjekur t’i udhëzojë njerëzit dhe t’i shpëtojë nga zjarri. Ju jeni në një rrugë, ndërsa Pejgamberi ynë i dashur, s.a.v.s., në rrugë krejt tjetër.

Edhe ju duhet gjithashtu ta praktikoni thirrjen kah Allahu për të shpëtuar njerëzit nga errësira e mëkateve. Udhëzimi i njerëzve në islam është obligim i yni, e jo vrasja e tyre.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)