Në Kuranin Famëlartë gjendet një ajet kuranor, në të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Betohem në pozicionet e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!”[1]
Me të drejtë, këtu mund të shtrohet një pyetje: Cilat janë pozicionet e yjeve që përmenden në këtë ajet kuranor?
Në lidhje me pozicionet e yjeve themi se ajo mbart tre kuptime:
Kuptimi i Parë: Distanca e pafundme (e madhe) midis pozicioneve:
Distanca midis yjeve është aq e madhe sa është e pamundur për arsyen dhe logjikën që të arrijë ta perceptojë. Për shembull distanca midis Tokës dhe galaktikës “Andromeda” është 18 mijë million vite dritë.
Shpejtësia e dritës është 300 000 km/s. Por për një minutë sa është distanca që duhet të përshkruhet, por për një orë, por për një ditë, por për një muaj, por për një vit?[2]
E Allahu betohet për këtë lloj distance duke thënë: “Betohem në pozicionet e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!”
Të nderuar vëllezër!
Distanca midis Tokës dhe Hënës është vetëm një sekondë diellore që do të thotë se distanca midis Tokës dhe Hënës është 300 000 km. Kurse distanca midis Tokës dhe Diellit është 8 minuta dritë që do të thotë se distanca midis Tokës dhe Diellit është 156 milion km.[3] Gjatësia e sistemit diellor është 13 orë, e gjatësia e Rrugës së Qumështit është 150 000 vite dritë. Kështu pra Allahu i Madhëruar thotë: “Betohem në pozicionet e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!”
Kuptimi i Dytë: Moria e pozicioneve:
Yjet nuk kanë vetëm një pozicion, por kanë shumë të tilla, sepse ato (yjet) lëvizin, sepse çdo yll noton në orbitën e tij të caktuar, ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Të gjithë notojnë në një orbitë”[4]
Toka rrotullohet rreth Diellit për 365 ditë. Teksa një yll tjetër i sistemit diellor mund të rrotullohet për dy apo tre vjet, e një yll tjetër rrotullohet për më pak se një vit. Çdo yll ka pozicionet e tij të veçanta në një rrugëtim (orbitë) të gjatë apo të shkurtër, në trajtë të rrumbullakët apo elipse (vezake) me preçizitet të plotë.
Çdo yll pë një sekondë ka një pozicion të ri. Ora më preçize (e saktë) në botë kronometrohet në bazë të disa yjeve. Ata që e kanë krometruar atë vërejnë se përgjatë vitit ajo mund të mbetet mbrapa ose ka kaluar një sekondë. E kush mund ta kronometojë atë (orën)? Atë e kronometron vetëm kalimi i një ylli, i cili nuk ngel mbrapa apo të ecë para nga koha preçize e tij. Të githa këto mori pozicionesh janë sipas një sistemi të mrekullueshëm. Fjala “Pozicione” e përmendur në ajetin kuranor është shumësi i fjalës “pozicion” sepse për çdo sekondë ylli ka një pozicion e vendodhje të re.
Kometa “Halley” të cilët ne presim që ta shohim[5] e përshkon orbitën e tij për 76 – të vite. Njerëzit e kanë parë atë në vitin 1910, kurse ne kemi për ta parë në vitin 1986. Po ashtu ajo është parë 2000 vjet përpara. Këto pra janë pozicionet dhe vendodhjet e yjeve.
Kuptimi i tretë: Diversiteti i trupave qiellorë tek këto pozicione:
Midis yjeve bashkëvepron forca e gravitetit. Trupi qiellor më i madh tërheq trupin qiellor më të vogël. Mirëpo nëse pozicionet e yjeve ndryshojnë atëherë barazpesha e universit do të çrregullohej, yjet do të përplaseshin me njëra – tjetrën dhe universi do të bëhej një trup i vetëm. Këto pozicione janë të mirëstudjuara me një përkujdesje të papërshkrueshme, rezultat i të cilës është rrotullimi dhe stabiliteti.
Kështu pra, Kuptimi i parë është distanca e pafundme. Kuptimi i dytë ka të bëjë me lëvizjen sepse ylli lëviz nga një pozicion në një pozicion tjetër dhe Kuptimi i tretë është se disa prej trupave qiellorë janë të mëdhenj e disa të vegjël disa larg dhe disa të tjerë afër. Këto yje të cilat janë të ndryshme në masë e në distanca janë vendosur në vende preçize, në mënyrë të atillë që kur ato tërheqin njëra-tjetrën, ne arrijmë të shikojmë këtë sistem të përkryer (në univers).
Përktheu: Elton Harxhi
[1] – Sure El Uakia: 75-76.
[2] – Shpejtësia e dritës 300000 km/s duhet të shumëohet me 60, pastaj me 60, pastaj me 24 dhe pastaj me 365 për të kuptuar se sa e largët është distanca e një viti diellor. E pastaj nëse këtë shifër e shumëzon me 18 mijë million, padyshim që shifra që del është aq e madhe saqë është shumë e vështirë për logjikën e njeriut që ta perceptojë.
[3] – Në fakt i bie 144 milion km.
[4] – Sure Jasin: 40.
[5] – Mesa duket autori e ka shkruajtur këtë artikull para vitit 1986, vit në të cilin është shfaqur kometa “Halley”