Ballina Artikuj Pothuajse 1 milion muslimanë përfunduan haxhin këtë vit

Pothuajse 1 milion muslimanë përfunduan haxhin këtë vit

Rreth 1 milion muslimanë përfunduan haxhin këtë vit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke kaluar ditët e fundit të haxhit në faljen e namazit në malin Arafat, më pas duke arritur në Muzdelife, muslimanët morën pjesë në “gjuajtjen me gurë të djallit” në Xhemrat al-Akaba.

Muslimanët po ashtu bënë ‘tavaf’, ritualin e ecjes shtatë herë midis dy kodrave të vogla Safa dhe Marva.

Haxhin e përfunduan me rruatjen simbolike, respektivisht duke hequr ihramet, veshjen e bardhë karakteristike për haxhin.

Autoritetet saudite, të cilat nuk pranuan haxhinj nga jashtë në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19, më parë njoftuan se pothuajse 1 milion muslimanë nën moshën 65-vjeç do të lejohen të kryejnë haxhin këtë vit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga muslimanët kërkohet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi fetare.

Exit mobile version