Funksionaliteti është i ngjashëm me etiketimin e vendndodhjes në Instagram.
Threads, rivali i rrjetit social X, ka filluar lançimin e një funksionalitetit të vendndodhjes ku përdoruesit mund ta shfaqin atë në postimet e tyre.
Disa përdorues thonë se ky funksion është i disponueshëm edhe pse deri në këtë moment nuk shfaqet për të gjithë.
Funksionaliteti është i ngjashëm me etiketimin e vendndodhjes në Instagram. Në momentin që i jepni qasje Threads në vendndodhjen tuaj, do të shikoni një listë të vendeve të afërta për të etiketuar edhe pse manualisht mund ta kërkoni ju vetë një.
Sipas Meta, kompania planifikon ta përdorë vendndodhjen për të përshtatjen dhe personalizimin e përmbajtjeve të Threads. Gjithashtu do të përmirësonte funksionalitetin e kërkimit të Threads i cili aktualisht lë shumë për të dëshiruar.
Ndryshimi do të sillte përfitime edhe për reklamimin. Mark Zuckerberg ka thënë se kompania planifikon të vijojë me rritjen e shërbimit përpara se të lançojë reklamat enë platformë. Vendndodhja do të ishte një informacion kyç për makinerinë e reklamimit të Meta.