Një komision joprofesional zgjodhi si fituese të tenderit për mirëmbajtjen e veturave zyrtare të Postës së Kosovës (PK) dy kompani, të cilat, sipas Auditorit të Brendshëm të kësaj Kompanie, për artikujt që kërkohen shumë kishin ofertuar çmime shumë të larta, ndërkaq për artikujt që kërkohen pak apo edhe hiç kishin ofruar çmime shumë të ulëta manipuluese
Shkelje të shumta ka gjetur Auditori i Brendshëm gjatë auditimit të tenderit për servisimin e mirëmbajtjen e veturave zyrtare të Postës së Kosovës, e cila drejtohet nga Sejdi Hoxha, shkruan Zëri.
Emri i këtij të fundit është përmendur edhe në përgjimet e publikuara nga portali “Insajderi”, ku një person kërkon nga Adem Grabovci që Sejdi Hoxhën ta lërë në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës. Siç dëgjohet në përgjimet Grabovci e siguron bashkëbiseduesin se pozicioni i Hoxhës nuk diskutohet fare.
“Jo, jo, s’diskutohet, kom bisedu unë me Sejden” i thotë Grabovci bashkëbiseduesit në telefon.
Në këtë proces të prokurimit Auditori i Brendshëm ka konstatuar se një komision joprofesional zgjodhi si fituese të tenderit për mirëmbajtjen e veturave zyrtare të Postës së Kosovës dy kompani, të cilat, sipas Auditorit të Brendshëm të kësaj Kompanie, për artikujt që kërkohen shumë kishin ofertuar çmime shumë të larta, ndërkaq për artikujt që kërkohen pak apo edhe hiç kishin ofruar çmime shumë të ulëta manipuluese.