Ekspertët thonë se pas pandemia është po aq e vështirë sa pandemia vetë.
I ngjan një tërmeti apo cunami që fshin gjithçka gjen përpara dhe me t’u larguar, njerëzit bëjnë bilancin e atyre gjërave që humbën, dhe atyre që mund të rikuperohen.
Entela Binjaku, Sociologe: Një studim i fundit i agjencisë Bloomberg tregon se rikthimi në jetesën që bënim dikur, do të ndodhë pas 7 vjetësh. Arsyeja është se pas kaq vitesh llogaritet, se do të jetë vaksinuar 75% e popullsisë së botës. Pas pandemia ka ndryshuar prioritet dhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Ka kategori që do duhet kohë ta rimarrin veten. Ka njerëz, që janë në zi për familjarët që ua mori Covidi.
Kategori tjetër janë pacientët që e kaluan me vështirësi sëmundjen. Ka të tjerë që e kanë ende të vështirë afrimin me njerëzit nga frika e infektimit. Shumë njerëz punuan online dhe tani e kanë të vështirë ndarjen e jetës personale nga ajo profesionale. Viktimat e dhunës e përjetuan rëndë mbylljen me dhunuesin e për rrjedhojë pasojat do të ndihen në fazën e pas pandemisë./ Top Channel