Portugalia triumfon ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore në ‘frymën e fundit’ ndaj Kroacisë, duke fituar 2:3 në udhëtim në sfidën e Ligës së Kombeve.

Vendasit me anë të Mateo Kovacic kaluan në epërsi në minutën e 29’, për 1:0.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Portugalia arriti të rikthehet në lojë, duke shënuar përmes Ruben Dias në minutën e 52’ dhe Joao Felix, në minutën e 60’.

Ishte sërish Mateo Kovacic që u paraqit në skenë, kur shënoi për 2:2 në minutën e 65’.

Për fitoren e Portugalisë u përkujdes Ruben Dias, që shënoi në minutën e 90’ të ndeshjes.