Ballina Sport Futboll Portugalia mposht Turqinë, kalon tutje

Portugalia mposht Turqinë, kalon tutje

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Portugezët fituan 3:0 ndaj Turqisë në një ndeshje tejet të fortë të zhvilluar nga ekipi i Roberto Martinezit.

Qysh në pjesën e parë Portugalia tregoi fuqinë e saj, duke shënuar dy gola me anë të Bernardo Silvas dhe Akaydin (autogol).

Në pjesën e dytë, Portugalia shënoi edhe një gol tjetër me anë të Bruno Fernandesit, që mori një asist nga Ronaldo.

Me këtë fitore, Portugalia tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguron raundin eliminim/direkt në Euro 2024.

Kurse Turqisë i mbetët ndeshja e fundit për ta përcaktuar fatin e saj. Kujtojmë që Turqia ka tri pikë, kurse ndeshjën e fundit e zhvillojnë ndaj Çekisë.

Exit mobile version