Kombëtarja portugeze kaloi tutje pas ekzekutimit të penalltive, ku fitoi me rezultat 3-0.
Shpëtimtar ishte portieri Diogo Costa, i cili priti tre penallti.
Koha e rregullt dhe vazhdimet nga dy herë nga 15 minuta, përfunduan me barazim 0-0.
Në fakt portugalia kishte mundësinë më të mirë në extra-time, por Ronaldo gaboi të shënonte nga penalltia, në minutën e 105-të.
Gjuajtja e tij u prit nga portieri slloven, Jan Oblak.
Në çerekfinale, Portugalia do të përballet me Francën