Portugalia triumfoi me përmbysje ndaj Çekisë, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për grupin F, në Euro 2024.
Luzitanët ishin dominues, me disa raste për shënim, por pavarësisht se iu afruan disa herë, nuk e gjetën dot golin në pjesën e parë.
Edhe në fraksionin e dytë, portugezët ishin më kërkues, por golin e parë e gjeti Çekia. Provod zhbllokoi sfidën, me një supergol në minutën e 62-të.
Megjithatë, ky avantazh i çekëve zgjati pak, pasi në minutën e 69-të, Portugalia barazoi shifrat falë një autogoli të Hranac.
Në minutën 87-të, Diego Jota, përmbysi rezultatin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Conceicao, i sapo futur nga stoli, shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Portugalinë, që i bashkohet Turqisë me 3 pikë në grup.