Portugalia, përmes Gardës Kombëtare Republikane, sot do ti nis 29 ushtarë për në Kosovë për t’u bashkuar me Forcën Rezervë – Njësinë e Policisë së Formuar Rezervë të Xhandarmërisë Evropiane, në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian të komanduar nga një major portugez, i cili synon të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend.
Në njoftim është bërë e ditur se misioni zgjat maksimalisht gjashtë muaj dhe ceremonia e nisjes u zhvillua sot në Njësinë e Ndërhyrjes GNR, në Pontinha (Odivelas), me praninë e komandantit të përgjithshëm të institucionit, Rui Veloso, ministres së administratës së brendshme, Margarida Blasco, dhe sekretarit të shtetit për administratën e brendshme, Telmo Correia.