Ballina Sport Futboll Portieri i Kosovës lëndohet në stërvitje para përballjes me Norvegjinë

Portieri i Kosovës lëndohet në stërvitje para përballjes me Norvegjinë

Portieri i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Mustafë Abdullahu ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit të Dardanëve të enjten pasdite.

Dardanët do të luajnë miqësore me Kombëtaren e Norvegjisë, në Oslo, me datë 5 qershor.

Përzgjedhësi Franco Foda publikoi para disa ditësh listën me futbollistët e ftuar, ku pati edhe dy emra të rinj.

Mbrojtësi Art Smakaj dhe portieri Abdullahu ishin dy emrat që u ftuan për herë të parë në ekipin A.

Megjithatë, portieri i Tiranës nuk ishte me fat gjatë stërvitjes së fundit me ekipin Dardanë, pasi pësoi një dëmtim në hundë.

Dëmtimi erdhi pas një kontakti me sulmuesin e Llapit, Muhamet Hyseni, por asgjë nuk ishte serioze.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, portieri 20-vjeçar vazhdoi stërvitjen me grupin.

Exit mobile version