Barcelona ka konfirmuar se Claudio Bravo ka munguar në stërvitjen e sotme me leje të klubit, në pritje të zyrtarizimit të transferimit në Manchester City.
Claudio Bravo nuk është më në Barcelonë.
Portieri kilian me leje të klubit nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, ka njoftuar gjiganti katalan në një postim në rrjetin social Twitter.
Bravos ë shpejti pritet të zyrtarizohet si futbollist i ri i Manchester Cityt, përcjell “Lajmi.net”.
Pep Guardiola e pret Bravon në Etihad Stadium duke ia besuar portën e ekipit në vend të Joe Hart.