Portieri Amir Shaipi zgjedh Kosovën para Zvicrës

Super League : Yverdon FC - FC Lugano 25.11.2023, Yverdon-les-Bains, Stade Municipal, Super League: Yverdon-Sport FC - FC Lugano Amir Saipi 1, FC Lugano, during the Swiss championship match of Super League between Yverdon-Sport FC and the FC Lugano, the Samedi 25 Novembre 2023, at the Stade Municipal in Yverdon-les-Bains. Photo by Fabrice De Gasperis / Mediafab Photography Yverdon-les-Bains Stade Municipal Vaud Switzerland Copyright: xMediafabxPhotographyxFabricexDexGasperisx MEDIAFAB-FOOTBALL-YS-LU-25.11.2023-FOO_1007

Një emër i ri pritet të jet në listën e selektorit të Kosovës, Franco Foda.

Portieri Amir Shaipi, pritet të jet risija më e madhe e Kombëtares së Kosovës

Mediat zvicerane kanë konfirmuar se portieri shqiptar Amir Shaipi ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.

Këtë e ka bërë të ditur më saktësisht mediumi Corriere Del Ticino, të cilët kanë konfirmuar se numri një i gjigantit zviceran Lugano ka vendosur që ta vesh fanellën e ‘Dardanëve’.

24-vjeçari për shumë kohë kishte qenë zgjedhja e parë e portës për grupmoshat U21 të Zvicrës, teksa edhe përzgjedhësi Murat Yakin e kishte ftuar disa herë tek kombëtarja A.

Duke marrë parasysh përvojën që ka Saipi në kampionatin zviceran si dhe falë paraqitjeve me Zvicrën, do të jetë një përforcim tejet i madh për Kosovën dhe do ta rrisë si kualitetin ashtu edhe konkurrencën.

Përndryshe, Kosova do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

Deri atëherë mbetet të shihet se a do të ketë zhvillime të reja, por që sipas raportimeve nga Zvicra kjo punë tashmë mund të konsiderohet si e kryer.