Porsche më i fuqishëm i prodhuar për rrugë normale është bërë hibrid.
Porsche 911 GT 2 RS realisht është më i shpejtë se ky model, por që është prodhuar në sasi të limituar e që të gjithë janë shitur dhe nuk është hibrid.
Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo mund të porositet tani ndërsa do të fillojë dorëzimin e tyre në pranverën e ardhshme.
Motorin e ka 4.0 litërsh twin-turbocharged V8 së bashku me një motor elektrik në kombinim.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arri për 3.2 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 308 kilometra në orë.
Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo çmimin fillestar e ka 160 mijë euro./Mesazhi/