Porosis vetën dhe juve!

Ju urojmë fillim të mbarë dhe të begatë të dhjetë ditëshit më të mirë të vitit (më të mira edhe se ato të Ramazanit), dhjetë ditët e para të muajit hënorë Dhul Hixhxhe – i njohur si Muaji i Haxhit-. Le të garojmë në to me punë të mira, sepse veçanërisht në këto ditë Allahu e dëshiron nga ne bërjen e veprave të mira. Pejgamberi ynë a.s ka thënë: “Nuk ka ditë që veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa në këtë dhjetë ditësh”. Thanë: As xhihadi në rrugë të Allahut? Tha: “As xhihadi në rrugë të Allahut përveç atij që del (në xhihad) me veten e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.”
Prandaj le të koncentrohemi në më të rëndësishmet për kohën që jetojmë, duke filluar nga:
1- Zbukurimi i faljës së pesë kohëve me xhematë (brenda mundësisë në xhami).
2- Zbukurimi dhe shtimi i dhikrit, i cili është adhurimi më i dashur për Allahun.
3- Leximi dhe shtimi i leximit të Kur’an-it dhe kuptimeve të tij.
4- Agjërimi i këtyre ditëve, e nëse s’mundemi të gjitha, së paku ditën e Arafatit (dita e 9-të) e të na falën inshaAllah mëkatet e vitit që shkoi dhe atij që vjen.
5- Sunnetet e namazeve mos t’i lëshojmë pa i falur rregullishtë, e të cilat ndoshta në ditët tjera po na mbesin disa nga to pa i falur.
6- Le ta shtojmë dhënjen e sadakasë, sepse ajo i fshinë mëkatet tona, sikurse që uji e fikë zjarrin.
7- Le të therrim kurban në ditën e Bajramit dhe le t’i gëzojmë të varfërit me mishin e kurbanit.
8- Le t’i zbukurojmë këto ditë me Tekbire (Allahu ekber), Tahlile (La ilahe il-lAllah) dhe Tahmide (Elhamdu Lil-lah) e sidomos nga dita e Arafatit dhe veçanërisht pas farzeve të namazeve.
9-Luftone me mjete ligjore padrejtësinë, korrupcionin, nepotizmin, diskriminimin dhe pabarazitë e të gjitha llojeve që po na ndodhin.
10- Zbukuroni këto ditë edhe me vepra të mira që juve ju pëlqejnë dhe Allahu është i kënaqur me to! Këto dallojnë, nga individi në individ…
Allahu jua pranoftë!