Porosia e madhe Apple për çipe parashikon boom shitjesh të iPhone 16

Kështu ata vendosen përpara zgjedhjes ose të kalimit në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max ose në modelet e ardhshme iPhone 16.

Vitin e kaluar volumi fillestar i çipeve rezervuar për seritë iPhone 15 besohet të ketë qenë mes 80-90 milionë njësi, por sipas mediave Tajvaneze Apple po përgatitet për një boom shitjesh të iPhone 16.

Gjiganti i Cupertinos besohet se ka bërë një porosi për çipe nga prodhuesit Tajvanez TSMC për 90-100 milionë çipe për seritë iPhone 16.

Mbërritja e Apple Intelligence në iOS 18 pritet të shtojë shitjet e pajisjeve. Një prej arsyeve është se Apple Intelligence kërkon të paktën një iPhone 15 Pro për të operuar, që do të thotë se modelet e vitit të kaluar iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus nuk do të përfitojë nga veçoritë e reja AI.

Kështu ata vendosen përpara zgjedhjes ose të kalimit në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max ose në modelet e ardhshme iPhone 16.

Vitin e kaluar iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus ishin të pajisur me çipin A16 Bionic, i njëjti çip që gjendej në modelet iPhone 14 Pro, ndërkaq iPhone 15 Pro dhe Pro Max vinin me çipin e ri A17 Pro prodhuar në arkitekturën 3-nanometër të TSMC.

Këtë vit të katër modelet e iPhone 16 pritet të vinë me çipin A18 prodhuar mbi të njëjtën arkitekturë 3-nanometër. Megjithatë modelet iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus do të qëndrojnë në dizajnin e A17 Pro që u përdor tek modelet iPhone 15 Pro.

Sakaq iPhone 16 Pro dhe Pro Max do të përdorin çipin A18 Pro i cili ka një motor neural më të fuqishëm që rrit performancën AI.