Ballina Artikuj Porosi prindërore… (1)

Porosi prindërore… (1)

Ferid Piku

Imami i njohur, Sufjan ibn Ujejne thotë:
Kur i mbusha pesëmbëdhjetë vjeç, babai im më porositi me këto fjalë:
“Biri im!
Tashmë je shkëputur nga litarët e fëmijërisë.
Përzihu me të mirën që të bëhesh prej njerëzve të saj. Mos u largo prej të mirës, se pastaj edhe ajo largohet prej teje.
Mos u mashtro nga lavdet që thurin të tjerët ndaj teje, kur vetë e din se je ndryshe nga ajo që thonë. Se ata njerëz që, kur janë të kënaqur ndaj teje të lavdërojnë për diçka që nuk e ke, po të njëjtit do të flasin keq për ty kur të mërziten.
Gjej rehatinë dhe ndihu mirë kur rrin larg shokëve të këqinj, se kështu do të jesh i qetë edhe nga pasojat e të keqes së tyre.
Mos e shpërdoro mendimin e mirë që kam për ty, që të më bësh të mendoj për ty më keq se ç’kam menduar për ata poshtë teje.
Dije mirë biri im se nuk do të kënaqet me dijetarët përveç se ata që i binden dijetarëve.
Bindju pra atyre që të jesh i kënaqur. Shërbeju atyre që të marrësh nga drita e tyre”.
Sufjan ibn Ujejne pastaj tha:
Këtë porosi të babait tim e bëra “kiblen” time në jetë. Anova gjithmonë drejt saj e nuk anova kurrë prej saj”.

Ferid Piku

Exit mobile version