Popullsia e përgjithshme e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ka arritur 511,8 milionë në vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Zyrës Evropian të Statistikave (Eurostat), popullsia e përgjithshme e 28 vendeve anëtare të BE-së e cila në fillim të vitit 2016 ka qenë 510 milionë e 278 mijë e 700, në fillim të këtij viti ka arritur në 511 milionë e 805 mijë e 100.
Në këtë mënyrë, popullsia e BE-së është rritur për 1 milionë e 526 mijë e 400 vitin e kaluar.