Popullsia e Kinës është rritur me ritmin më të ngadalshëm në dekada, bazuar në të dhënat qeveritare të publikuara të martën.
Shkalla mesatare e rritjes vjetore ka qenë 0.53 për qind në 10 vjetët e fundit, çka përbën rënie nga shkalla 0.57 sa ka qenë në periudhën 2000-2010, duke e çuar numrin e popullsisë në 1.41 miliard.
Këto rezultate rrisin presionin te Pekini për të shtuar masat ashtu që çiftet të kenë më shumë fëmijë, dhe të shmangin rënien e numrit të popullsisë.
Këto rezultate janë publikuar pas regjistrimit të popullsisë, proces që realizohet çdo dekadë.
Regjistrimi i popullsisë është kryer në fund të vitit 2020, me ç’rast shtatë milionë persona kanë shkuar derë më derë për të mbledhur informacione për familjet kineze.
Marrë parasysh numrin e personave që kanë marrë pjesë, ky proces konsiderohet tejet i rëndësishëm për popullsinë e Kinës, sa u përket planifikimeve në të ardhmen. /rel