Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Popullsia e Irakut arrin në rreth 45,5 milionë

Popullsia e Irakut arrin në rreth 45,5 milionë

Popullsia e Irakut ka arritur në gati 45,5 milionë, treguan rezultatet paraprake të regjistrimit të parë të popullsisë që nga viti 1987, raporton Anadolu.

Kryeministri Mohammad Shia al-Sudani tha popullsia e Irakut është rritur në 45.407.895 banorë, prej të cilëve 70,3 për qind jetojnë në zonat urbane ndërsa 29,7 për qind në zonat rurale.

“Numri i familjeve është 7.898.588, me një madhësi mesatare të familjeve prej 5,3 anëtarësh”, tha ai në një konferencë për media në Bagdad.

Kryeministri irakian tha se numri i meshkujve ka arritur në 22.784.062, duke përbërë 50,1 për qind të popullsisë, ndërsa femra janë 22.623.833, apo 49,8 për qind.

Regjistrimi u krye të mërkurën duke mbuluar të gjithë vendin, përfshirë rajonin kurd në veri të Irakut. Ky ishte regjistrimi i parë i këtillë në 37 vjet.

Exit mobile version