Populli i Gazës, që e shkruan historinë me ngjyrën e gjakut

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Populli i Gazës edhe kësaj radhe i tregoj popullit izraelit se liria dhe qetësia e tyre do të arrihet, atëherë kur të “çlirohen nga robëria e popullit të Gazës dhe Palestinës”

Populli i Gazës, e shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Njerëzimit në katër anët e Botës!
Populli i Gazës, tregoi se si jetohet me vdekjen e nuk lëshohet Atdheu!
Populli i Gazës, i tregoj Botës, se si paguhet çmimi i Lirisë!
Populli i Gazës, i tregoj pushtuesit se sa duhet Vatani!
Populli i Gazës, i’u tregoj fqinjëve të tyre Arab, se si vetësakrifikohet e nuk bie kurban i politikave dhe pazareve të tyre qyqare!
Populli i Gazës, i tregoj njerëzimit se kush janë ata që “në emër të humanizmit bëjnë kërdinë ndaj të pafajshmëve”!
Populli i Gazës, i tregoj botës se sa kanë vlerë “ kartat e të drejtave dhe lirive të Njeriut dhe Organizatat e Drejtësisë” dhe se kush është zbatuesi dhe kush është shkelësi i tyre!
Populli i Gazës, i tregoj botës se sa hipokrit janë sot ata të cilët betohen në “Betimin e Hipokratit”!
Populli i Gazës, i foli njerëzimit me gjuhën e argumenteve, se sado e vonuar të jetë liria ajo është kryeneçe kur banon në zemrat e hekurta!
Populli i Gazës, i foli Prindërve të botës se sa “duhen” fëmijët, kur ata janë shënjestra e parë e tytave dhe bajonetave të cilat nuk njohin kufij të ndërgjegjes njerëzore.
Populli i Gazës, i tregoj njerëzimit, “kulminacionin e civilizimit” njerëzorë, si dhe çka është në gjendje të bëj i ”forti” kur i jepet mundësia, sidomos ndaj të pafajshmëve, grave, fëmijëve, të sëmurëve në spitale dhe ndaj të pambrojturve!
Populli i Gazës, i tregoj njerëzimit, se cila është puna ma e rëndë në këtë botë, të edukohen gjenerata të cilat janë në gjendje deri në këtë shkallë të gjenocidit të rezistojnë dhe të mos dorëzohen para superfuqive të kohës.
Populli i Gazës, ju tregoj edhe “fqinjëve” të tyre Arab, se “shkollat moderne” dhe “ rrokaqiejt” nuk edukojnë fëmijë e as ushtri që nuk tremben as para bombave me fosfor, nuk edukojnë Nëna që flenë me fëmijët e tyre dëshmor, e as nuk krijojnë filozofi të rezistencës ndaj padrejtësisë e cila i qëndron kohës dhe kijameteve të kësaj bote!
Populli i Gazës, i tregoj përsëri pushtuesit të tyre, se sille kah të sillesh, nuk ke rrugë tjetër përveç asaj që para sa shekujve ka thënë edhe Filozofi Ciceroni se; “janë dy rrugë për zgjidhjen e kontesteve ndër-njerëzore, njëra përmes dialogut e tjetra përmes dhunës, e para ju përket njerëzve e dyta ju përket kafshëve”!
Populli i Gazës, ju tregoj pjesës dërmuese të njerëzimit se duhet të kenë turp së paku të thirren në këtë epitet, njerzillëk!
Populli i Gazës, nuk është cilido popull, e sigurisht edhe nuk ka ende mbarim lufta e tij për liri të plotë, mirëpo me këtë qëndrueshmëri hyjnore kemi shpresë se do të ringritet përsëri si feniks, dhe do të vazhdojë të ëndërrojë dhe jetojë lirinë e tij !.

Populli i Gazës, padyshim edhe kësaj radhe e dëshmoj epitetin hyjnor të dhënë nga Profeti i fundit i Njerëzimit, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ku ndër të tjera ka thënë; “ Do të jetë një popull (bashkësi) i cili do të jetë pararojë e Kudsit deri në Ditën e Fundit ”!
E, për popullin e Gazës, fjalët nuk kanë mbarim, ashtu si nuk kanë dhimbjet as luftërat, krenaritë dhe fitoret!
E, për popullin e Gazës, liria nuk ka çmim të lirë, mirëpo shpresojmë se kësaj radhe ka dhënë shumë për të fituar atë që e meriton ?!.
Populli i Gazës edhe kësaj radhe i tregoj popullit izraelit se liria e tyre është e vërtetë arrihet kur të “çlirohen nga robëria e popullit të Gazës dhe Palestinës”

Prof.Dr. Rrahman Ferizi