Kërkesa vjen pas vdekjes së gruas autoktone në spitalin e Quebec-it vitin e kaluar, pasi personeli mjekësor pat bërë fyerje raciste ndaj saj.
Populli autokton në Kanada apo që njihen si First Nation i kanë bërë thirrje raportuesit special për të drejtat e popujve autoktonë pranë OKB-së të hetojnë racizmin sistematik në shërbimet qeveritare.
Me anë të një letre, të hënën komuniteti që është rreth 250km larg Montrealit, ka kërkuar nga Francisco Cali Tzay të bënte presion ndaj Kanadasë për të garantuar qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor dhe sherbimet e tjera sociale për popujt indigjenë (autoktonë).
Letra e sotme në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, vjen disa muaj pas vdekjes së një gruaje nënë e shtatë fëmijëve nga ky komunitet e cila vdiq në një spital të Quebec-it pasi incizoi personelin duke bërë thirrje raciste ndaj saj. /Mesazhi.com