Pompeo shkruan për takimin me Thaçin, tregon se u diskutua edhe për dialogun me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në SHBA.

Ai dje në Uashington është takuar edhe me Sekretarin Amerikan të shtetit Michael Pompeo.

Ky i fundit në llogarinë Twitter ka ndarë pjesë nga ky takim, derisa ka shkruar:

“Ishte kënaqësi ta takoi Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin sot në Uashington. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe përpjekjet për të forcuar prosperitetin e ardhshëm të Kosovës duke përparuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Pompeo, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, thuhet se Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo, gjithashtu “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve.